ENERGJIA DIELLORE
Energjia diellore është e pafundme dhe më e pranueshme mjedisore.
Dielli furnizon Tokën me 3000 herë më shumë energji, krahasuar me atë që aktualisht konsumon popullsia botërore.
Energjia diellore në disa dekada të fundit ka tërhequr vëmendjen e shkencës dhe publikut. Energjia diellore është e menjëhershme për t’u përdorur, e pastër dhe burim i rinovueshëm, duke përfaqësuar një avantazh të madh krahasuar me karburantet fosile, kështu që gjithnjë e më shumë punohet me sistemet që e konvertojnë energjinë diellore në energji elektrike, si në shtëpi me dimensione të vogla ashtu edhe në fushat e mëdha komerciale me panele diellore, të cilat japin një kontribut të madh në stabilitetin e funksionimit të rrjeteve publike të energjisë elektrike.
Aplikimi i energjisë diellore mund të jetë direkt dhe indirekt.
- Aplikimi indirekt i energjisë diellore ndodh si përdorimi i energjisë së erës, e cila krijohet nga ndikimi i dritës së Diellit në atmosferë dhe oqeane, etj.
- Aplikimi direkt i energjisë diellore është procesi i marrjes së energjisë elektrike përmes konvertimit të energjisë diellore që mblidhet në kolektorë artificialë. Ka dy lloje kryesore të kolektorëve artificialë me të cilët mblidhet dhe përdoret drejtpërdrejt energjia e Diellit, ato janë panelet diellore dhe koncentratorët.